Të shtunën “El Clasico” e rekordeve

Të shtunën luhet El Clasico, Reali dhe Barca përballen në Bernabeu në një nga sfidat më spektakolare jo vetëm të futbollit, por të sportit në tërësi. Zakonisht një El Clasico nuk ka nevojë për motivime ekstra por te Barcelona e dinë se dy lojtarë e kanë në dorë që rezultati të jetë pozitiv për katalanasit, nëse duan të thyejnë rekordet e tyre.

Njëri prej tyre është Claudio Bravo. Përballë Eibar kaloi rekordin e Victor Valdes, i cili kishte regjistruar 686 minuta pa pësuar gol, ndërsa kiliani tashmë e mban portën të panjollosur prej 720 minutash. Të mos pësojnë gol do të jetë thelbësore për katalanasit në El Clasico.

Futbollisti tjetër që mund të thyejë një rekord të admirueshëm në Bernabeu është Lionel Messi. Argjentinasi ka shënuar deri më tani 250 gola dhe është vetëm një finalizim larg barazimit të rekordit të Telmo Zarrës që mban dhe fronin e goleadorit më të suksesshëm në gjithë historinë e La Ligas. Nëse të dy futbollistët arrijnë të thyejnë rekordet e tyre të shtunën, kjo do të thotë se Barcelona do ta mbyllë këtë javë me 7 pikë avantazh ndaj Realit të Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button