AS paralajmëron Realin: “Kujdes nga Rodgers”

Gazeta e famshme spanjolle “AS” e ka nisur ditën me foton e madhe në ballinë të trajnerit të Liverpoolit, Brendan Rodgers. Kjo gazetë shkruan më shumë për trajnerin që befasoi Evropën në edicionin e kaluar me Liverpoolin.

“AS” e quan Rodgers si rrezikun më të madh që Reali do të takohet këtë të mërkurë me Liverpoolin. Ata përmendin lojën e bukur që Rodgers ka bërë me Liverpoolin dhe sistemin e tij vështirë të përmbajtshëm. Poashtu Rodgers është pyetur nga kjo gazetë për sfidën me Real Madridin.

“Mendoj se Real Madridi ka skuadrën më të fortë në 10 vitet e fundit. Ata kanë investuar shumë për të krijuar një skuadër me plot yje. Për ne nuk është lajm i mirë sepse Reali po kalon tani formën më të mirë të mundshme. Megjithatë në Ligën e Kampionëve jemi dy skuadra me përvojë të madhe dhe tifozët tanë mund të na ndihmonë për të ndalur Realin. Ronaldo është një lojtar të cilin e preferoj, më shumë për evolucionin e tij që ka arritur në vitet e fundit” ka thënë Rodgers.

Ballina e gazetës sportive AS
Ballina e gazetës sportive AS

Lajme të ngjashme

Back to top button