Serbi Mitroviç: Me Besnik Hasin nuk kam asnjë problem

Përveç Lazios dhe Empolit, një tjetër ekip që bashkon shqiptarët është edhe Anderlehti i Belgjikës ku trajner është Besnik Hasi. Futbollisti serb, Mitroviç i cili uli dronin me flamur në Beograd është pikërisht pjesë e këtij ekipi.

Aleksander Mitrovic ka deklaruar dje se nuk ka asnjë problem me trajnerin e tij, Besnik Hasin. “Nuk pati asgjë të veçantë, unë u përshëndeta me trajnerin pas rikthimit në klub. Nuk kemi folur për atë që ndodhi dhe nuk pres që të kemi probleme në të ardhmen”, theksoi Mitrovic.

Në fund ai shtoi se marrëdhënia mes të dyve është normale dhe do t’i qëndrojnë larg kësaj teme e cila ka ngjallur një debat të gjerë por shkaktoi edhe një përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button