Festa e Ilindenint, ja cilët ministra shqiptarë marrin pjesë në manifestim

Festa e dy Ilindenëve:11 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 69 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së nesër do të shënohen me tubme në Meçkin Kamen në Krushevë dhe në Qendrën memoriale KAÇKM në fshatin Pelincë.  

Nga Qeveria e Maqedonisë në festimin në Krushevë do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Besimi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski, ndërsa në Pelince përfaqësues qeveritarë do të jenë Safet Neziri dhe Vlladimir Peshevski.

Në Shkup, delegacionin qeveritar do të përbëjnë Talat Xhaferi dhe Elizabeta Kançeska – Milevska.

Manifestimi do të hapet sonte në Gumenje me leximin e Manifestit të Republikës së Krushevës dhe me ceremoninë e ngritjes së bajrakut. Në hapje do të mbajnë fjalim kryetari i komunës së Krushevës, Gjorgi Damçeski dhe nënkryetari i takimeve shkencoro-kulturore, Manjoil Jakolevski. 

Tubimi qendror do të mbahet nesër në Meçkin Kamen ku do të mbajë fjalim kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është mbështetës i sivjetmë i manifestimit. Manifestimi do të përfundojë më 10 gusht në Gumenje me uljen e bajrakut. 

Në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelincë fjalim do të mbajë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button