Juventus Serava merr tri pikë në Kavadar
Juventus Serava ka vazhduar ti radhisë fitoren në Ligën e Parë të futbollit në sallë, pasi të shtunën pasditë ka mundur skuadrën “Crna Reka” në Kavadar me rezultat 7:6.
Ekipi që udhëhiqet nga trajneri Gafur Hasani ka bërë me dije se këtë sezon do të jetë në mesin e skuadrave më të mira duke kërkuar që ën fillim të jetë në kreun e tabelës.
Në duelin me ekipin “Crna Reka” kanë shënuar Besnik Tërstena 3 gola, ndërsa nga një gol shënuan Orhan Ibishi, Engin Ali Xhelal Mjaku dhe Reshat Aliu. Pjesa e parë e ndeshjes kidhte përfunduar me rezultat të barabartë 3:3, ndërsa në këtë ndeshje meritë të madhe për fitoren ka pasur edhe portieri Burhan Idrizi.
Pas ndeshjes për “Portalb” është prononcuar trajneri Hasani i cili mes tjerash ka thënë: “Jam shumë i kënaqur nga ndeshja që treguan lojtarët. Të gjithë luajtën ashtu sikurse edhe kishim përgatitur strategjinë që nga stërvitjet e javës dhe kjo solli rezultat. Pa dyshim se përveç atyre që shënuan gola, rol të madh në këtë fitore kishte edhe portieri Idrzi”, tha Hasani.
Ndeshjen e radhës Juventusi e luan kundër skuadrës së “Skopjes” në sallën “Enver Idrizi” në Çair./ Portalb /