Dafina: Jeta ime bekim dhe mallkim, jo çdo gjë është ashtu siç duket

Edhe pse e kaluara e saj është shoqëruar me probleme, Dafina Zeqiri tregon se jeta e saj është edhe bekim, edhe mallkim. Por, çfarë po i dhemb Dafinës, me maskën e publikuar?

“Është bekim apo mallkim. Disa gjëra, disa njerëz nuk mund të kuptojnë një artist, jetën e një artisti. Jo çdo gjë është ashtu siç duket”- ka shkruar ajo në një foto të publikuar në Instagram.

Këngëtarja siç duket ka dashur të tërheqë vëmendjen për të gjithë ata që mund ta kenë të lehtë për të fyer dikë ose për ta gjykuar.

Dafina shumë herë jep mesazhe të ndryshme që jo rrallë herë ajo ua dedikon kolegeve që kanë arritur sukses më të konsiderueshëm, teksa ajo ka pasur probleme me jetën private. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button