“Ditët e Naimit”, poeti italian Sebastiano Grasso nderohet me çmimin “Naim Frashëri”

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, sot në mënyrë solemne poeti italian Sebastiano Graso, pranoi  çmimin “Naim Frashëri”  që ndahet nga drejtoria e festivalit  ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”. Rektori i USHT-, dr.prof Vullnet Ameti, tha se është një nder i madh që në mesin tonë kemi poetin dhe intelektualin italian Sebastiano Grasso, pasi poezitë janë urë një urë lidhëse për të gjithë e botës. Përmes poezisë theksoi ai, poeti ynë i madh Naim Frashëri, tek të gjithë njerëzit ka përcjellë mesazhin e paqes, të kulturës dhe të bashkimit.

Në anën tjetër Sebastiani Graso, tha se ndjehet shumë i emocionuar që pikërisht në bankat e Universitetit të Tetovës, pranon çmimin “Naim Frashëri”. Të gjitha poezitë e mia flasin për dashurinë, përcjellin mesazhin e dashurisë sepse njerëzit kanë lindur nga dashuria, janë rritur me të dhe bashkë me dashurinë do të vdesin. Për biografinë  tij foli poeti nga Shqipëria, Visar Zhiti i cili potencoi se Greasso, i ka dhënë një impuls të madh edhe kulturës dhe figurave të ndritura shqiptare. Kohë pas kohe në gazetën më të madhe italiane Corriera de la Serra , ai ka shkruar për piktorin e njohur shqiptar Ibrahim Kodra, për Ismail Kadarenë dhe shumë personalitete tjera të jetës kulturore shqiptare. Nga vitit 2000, ai vazhdimisht ka botuar nga një vëllim me poezi të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Më pas në kuadër të ditëve të festivalit do të ketë ekspozitë  dhe mbrëmja poetike.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button