Helsinki: Qeveria të ndalojë luftën speciale kundër shoqërisë civile

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni në raportin për muajin shtator me keqardhje konstaton se procedura për ndryshimet në Kushtetutë po zhvillohen në mungesë të atmosferës demokratike.

Si asnjëherë më parë, këto ndryshime po miratohen me një shpejtësi të madhe, pa konsultimet e duhura me opinionin publik pa opozitën në Kuvend, vlerëson Komiteti i Helsinkit.

Komiteti fton Qeverinë që të ndaloj luftën speciale kundër shoqërisë civile dhe t’ju jep hapësirë për veprim dhe mendim të lirë ashtu siç është shkruar në Kushtetutë dhe dokumentet ndërkombëtare, ndërsa fton qytetarët e Maqedonisë të japin përkrahje për paqen, tolerancën dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për kthimin e demokracisë në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button