Ivanov pas ngjarjes në Beograd me apel nga Gjeneva

Ngjarje të caktuara shqetësojnë për shkak se krijojnë pasiguri të madhe tek njerëzit. Rajoni ynë ende ka nevojë për një besimi më të madh, komunikim dhe shembujt pozitivë. Këtë e deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, duke komentuar ngjarjen në Beograd që ka ndodhur gjatë ndeshjes sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për pasojat që dolën nga ajo ndeshje.

Mesazhin, presidenti i Maqedonisë e dërgoi pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në margjinat e Forumit Kran Montana në Gjenevë. Ngjarjet që janë në dobi të rajonit, nënvizoi presidenti i Maqedonisë nevojitet të shfrytëzohen për përhapje të besimit dhe bashkëpunimit më të madh mes popujve që jetojnë në Ballkan, për shkak se të gjithë i pret një e ardhme e njëjtë.

Në takimin me presidentin Vujanoviq janë shkëmbyer opinione rreth marrëdhënieve të përgjithshme mes Maqedonisë dhe Malit të Zi. “Konstatimi i përbashkët me presidentin Ivanov është se raportet tona janë miqësore dhe tradicionalisht të mira dhe se në të gjitha fushat mund të jenë shembull i mirë në rajon. Kjo ishte një mundësi njëherit të riafirmojmë marrëveshje e shumta ndërqeveritare, komunikimin e shkëlqyer të dy qeverive tona dhe ta konstatojmë nevojën së bashku të veprojmë në ekonomi, në funksion dhe në interes të dy shteteve e, para se gjithash në ndërlidhjen e komunikacionit dhe afirmimin e dyanëshe të vlerave turistike edhe të Malit të Zi edhe të Maqedonisë”, deklaroi Vujanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button