Maqedonia do të shfrytëzojë 400 milion dollarë nga Banka Botërore

Maqedonia në katër vitet e ardhshme do të mund të shfrytëzojë 400 milion dollarë nga Banka Botërore për arritje të rritjes më të lartë dhe më inkluzive, që do të shndërrohet në vende pune dhe të ardhura të rritura për të gjitha segmentet në shoqëri. Kjo është parashikuar me strategjinë e re për partneritet me Republikën e Maqedonisë për periudhën e vitit 2015-2018, ndërsa e cila ishte shqyrtuar nga Bordi i drejtorëve të Bankës mbrëmë.

“Strategjia e re i detyrohet partneritetit të fuqishëm mes Maqedonisë dhe Grupacionit të Bankës Botërore, e cila jep përkrahje të fuqishme të vendit në zhvillimin e saj dhe aspirimin për inkuadrim në Bashkimin Evropian. Maqedonia ka rezultate solide në menaxhimin makroekonomik, e mbajti rritjen dhe e rriti punësimin gjatë krizës globale”, citohet në kumtesën e Bankës Botërore.

Pavarësisht kushteve të tregut, këto 400 milion dollarë mund të plotësohen me 80 deri në 100 milion dollarë financim për katër vjet nga Korporata financiare ndërkombëtare (IFC) dhe garancionet e Agjencisë multilaterale për garanci të investimeve (MIGA).

Strategjia për partneritet me vendin është definuar rreth dy shtyllave, përkatësisht për rritje dhe konkurrencë e cila nënkupton përmirësim të klimës së biznesit dhe regjimit tregtar të cilat janë të rëndësishme për tërheqjen e investimeve private dhe përmirësimin e rezultateve eksportuese që të arrihet zhvillim i përmbajtur i udhëhequr nga sektori privat dhe krijimi i vendeve të punës. Shtylla e dytë janë shkathtësitë dhe inkluzioni, të cilat parashikojnë intervenime që do t’i rrisin shkathtësitë dhe do ta përmirësojnë inkluzionin për të gjitha segmentet në shoqëri të kenë interes nga rritja ekonomike, përmes mundësive më të mira për punësim dhe shërbime më efikase komunale dhe publike.

“Maqedonia përpiqet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Strategjinë e re të Grupacionit të bankës botërore do të promovojë përparim në agjendën për inkuadrim drejt BE-së, si temë e cila futet nëpër strategjinë e re. Strategjia është në pajtim me dokumentin e ri strategjik të BE-së për ndihmë të vendit për periudhën 2014-2020 dhe mjetet e grupacionit të Bankës Botërore do të shfrytëzohen për plotësimin dhe përmirësimin e absorbimit të instrumentit të BE-së nga (IPA) fondet parainkuadruese”, citojnë nga Banka Botërore.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button