Babai i Xhakës: Edhe nëse Taulanti do të vdiste në fushë, do të isha krenar

Babai i Taulant Xhakës ka thënë se ndihet krenar për veprimet e bitit të rij në Beograd në ndeshjen kundër Serbisë. Ai theksoi se do të ndihej njësoj edhe nëse mesfushori do të vdiste duke mbrojtur flamurin.

Babai i Taulant Xhakës ka deklaruar se është krenar me veprimet e birit të tij në ballafaqimin kundër Serbisë, i ndërprerë për shkak të përleshjeve në fushë.

Mesfushori ishte një prej futbollistëve që vrapo në mbrojtje të flamurit të Shqipërisë së Madhe që u kap nga një futbollist serb pasi kishte fluturuar mbi stadium, para se të zbriste në fushë.

Por, Ragip Xhaka ka thënë se edhe po t’i vdiste djali në Beograd për flamur, do të ishte krenar.

“Jam shumë krenar me veprimin e Taulantit. Ai nuk lejoi përdhosjen e flamurit kombëtar dhe mburrem me këtë. Nëse do të ishte nevoja Taulanti edhe do të vdiste për flamur. Do të isha krenar nëse ai do të vdiste duke mbrojtur flamurin. Kurse, do të isha ndier keq nëse do të diste dikush tjetër e ky jo”, deklaroi Xhaka për “Gazeta Express”.

Lajme të ngjashme

Back to top button