Ndryshimet kushtetuese, qeveria do të rishikojë vërejtjet për dy amandamentet kushtetuese

 

Komisionit të Venecias ka shtruar nje sere verjtjesh per ndryshimet kushtetuese vecanerisht që ka të bëjë rregullimin e kurorës. Ministri i Drejtësisë dhe zëvendësja e tij shpjeguan para opinionit se ndërhyrje do të ketë edhe në amendamentin për martesën, si dhe në amendamentin e zonave të lira ekonomike. I pyetur në lidhje me rekomandimin e Komisionit të Venecias se nuk është mirë që Kushtetuta të ndryshohet pa opozitën në parlament, Adnan Jashari tha se si ministër i Drejtësisë nuk ka ndërmend të japë vlerësim politik.

Sipas ministrisë së Drejtësisë ndryshimet në dy amendamentet kushtetuese, për të cilët kanë ardhur vërejtje, do të bëhen përmes rishqyrtimit dhe ndryshimit të tekstit, por edhe përmes zgjidhjeve shtesë ligjore. Për zonat financiare do të harmonizohet teksti i propozimamendamentit kushtetues si dhe do të ketë ligj shtesë, i cili sipas ministrisë së Drejtësisë, do të sigurojë që zona nuk do të jetë “shtet në shtet”. Sa i përket martesës, në amendament mbetet pjesa se ajo është bashkësi mes një burri dhe një gruaje, ndërsa do të hiqet pjesa e bashkësisë jashtëmartesore, dhe ajo do të përcaktohet me ligj të veçantë. Jashari njoftoi se propozimamendamentet e Kushtetutës do të përcaktohen në mbledhjen e qeverisë, pa specifikuar kur, pas së cilës opinioni do të informohet në detaje për zgjidhjet konkrete. 

Lajme të ngjashme

Back to top button