Advocaat mbron tifozët serb

Selektori i Serbisë, Dick Advocaat ka mbrojtur sjelljen e futbollistëve të tij në ndeshjen kundër Shqipërisë duke theksuar se ata shfaqën profesionalizëm dhe kulturë humane e sportive.

Selektori i Serbisë, Dick Advocaat ka bërë deklarata skandaloze në përkrahje të futbollistëve të tij, pas dhunës që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes kundër Shqipërisë.

Dueli i të martës mbrëma u ndërpre në minutën e 42-të kur tifozët serbë hodhën gjësende të forta nga tribunat, por pati edhe të atillë që hynë në fushë për t’i sulmuar futbollistët shqiptarë.

Por, Advocaat ka theksuar se ndërprerja ia mohoi ekipit të tij fitoren, si dhe mbrojti futbollistët e tij për sjelljen në fushë.

“Ai ishte një provokim evident i cili është shumë negativ dhe i cili preku ndjenjat e njerëzve serbë. Autoritetet kompetente të UEFA-s duhet ta marrin seriozisht këtë problem”, u shpreh Advocaat për mediat serbe.

“Unë jam i kënaqur me sjelljen e lojtarëve të mi, të cilët treguan profesionalizëm të nivelit të lartë dhe kulturë humane e sportive. Më vjen keq që para tifozëve tanë të mrekullueshëm nuk e morëm një fitore të rëndësishme”, theksoi holandezi. (Lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button