Ministria e Brendshme do të hapë konkurs për pranimin e policëve të rinj

 

Ministria e Brendshme do të hapë konkurs për pranimin e policëve të rinj, edhe pse nuk bëhet e ditur se sa shqiptarë do të pranohen në të. Zv/Ministri Zimri Qamili nuk dha shifra konkrete por theksoi se në varësi të nevojave, rreth 26% e tyre do të jenë shqiptarë. Qamili nuk bëri të ditur se kur do të arrihet përfaqësimi prej 25% i shqiptarëve në MPB, transmeton Alsat.

Varet se sa do të jetë numri i konkursit. Nëse do të pranohen për shembull 400 policë, do të pranohen, 120 – 130 shqiptarë. Në konkursin e fundit për shembull konkursi ishte për 400, 110 u pranuan shqiptarë. Në MPB deri tani numri shqiptarëve është mbi 19%, afër 20%. Mendojmë që në çdo konkurs, përqindja të jetë mbi 26 – 27%, kështu që të rritet përqindja e shqiptarëve në MPB”, tha Zemri Qamili, Zv/Ministër i Brendshëm.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button