Lorik Cana: Në Beograd shpëtuam për mrekulli

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana është rithyer sërish të flasë për ngjarjet e ndodhura në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

“Është një mrekulli që kemi përfunduar me vetëm gjashtë ose shtatë të lënduar. Çfarë do të kishte ndodhur nëse në vend të karrigeve dikush do të hynte në fushë me ndonjë thikë apo ndonjë send tjetër? Jetët tona ishin në rrezik, por fatmirësiht shpëtuam për mrekulli.

Unë nuk e kuptoj pse na quajnë provokatorë ne thjesht munduam të shpëtonim jetët tona. Kurrë nuk krijuam problem ne si skuadër apo ata pak tifozë shqiptarë që ishin ndryshe nga çbënë serbët dhe për ata duhet të ketë ndëshkim”, ishin fjalët e Canës.

Lajme të ngjashme

Back to top button