Duka: Nuk u urdhëruam të rikthehemi në fushë

Kryetari i FSHF-së Armand Duka, ka thënë se ekipit të Kombëtares nuk i është kërkuar nga gjyqtari i ndeshjes dhe zyrtarët e UEFA-s që të kthehen në fushë dhe të zhvillojnë ndeshjen.
Duka në emisionin “Opinion”, të Televizionit Klan, tha se ekipi kombëtar nuk ishte në gjendje fizike dhe psikike për të vazhduar lojën. Sipas tij gjendja ishte ende më e vështirë se që është parë në pamjet video dhe fotografi.

Sipas Dukës sikur të urdhërohej nga arbitri rikthimi në fushë kjo çështje do të diskutohej nga ekipi. Dhe në këtë mënyrë sipas Dukës, ndërprerja e ndeshjes ishte vendimi më i drejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button