Shkatërrohet banda Belgjikë-Shqipëri, në pranga 13 shqiptarë

15 persona të akuzuar për grabitje me dhunë janë vënë në pranga nga policia Belge në kuadër të një operacioni Shqipëri-Belgjikë. Prokuroria Shqiptare dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se në bashkëpunim me autoritetet e Belgjikës, kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, që realizonin vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 15 persona 13 prej të cilëve shqiptare dhe dy të huaj. Në një deklaratë për median, prokuroria sqaroi se finalizimi me sukses i operacionit u arrit falë një hetimi dy vjeçar nga ana e policisë Belge. Sipas prokurorisë ky grup vidhte banesa në Belgjikë dhe sendet dhe bizhuteritë e vjedhura i sillte në Shqipëri. Nga hetimet rezulton se personat e arrestuar kanë pasuri të shumta megjithëse nuk rezultojnë të punësuar.

“Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas, sendet e vjedhura, me vlera të konsiderueshme, i shisnin ose i trafikonin në Shqipëri. Po ashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga sendet e vjedhura i dërgonin pranë familjeve të tyre nëpërmjet transfertave me agjencitë e specializuara ose në gjendje kesh.

Rezulton se anëtarët e këtij grupi kanë krijuar pasuri të shumta dhe nga ana tjetër nuk rezultojnë të jenë të punësuar. Për këtë arsye, ka dyshime të forta se këta persona dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre, janë të përfshirë në një rrjet të gjerë vjedhjesh, paratë e përfituara nga të cilat i kanë transferuar në Shqipëri.

Autoritetet e Belgjikës kanë rreth dy vjet që hetojnë mbi veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të të cilit dyshohet se këta shtetas kanë kryer veprat penale të vjedhjes, grabitjes me dhunë dhe armëmbajtje pa leje”- deklaroi prokuroria.

MATERJALET E SEKUESTRUARA
– Rreth 150 mijë euro në gjendje kesh
– Katër armë automatike, dy pistoleta dhe një pushkë
– Rreth 50 ora të shtrenjta, si edhe bizhuteri floriri, unaza me diamantë, etj
– Tre automjete luksoze dhe dy motorrë

TE ARRESTUARIT
1. Besmir Allushi
2. Gentian Sylaj
3. Denis Sylaj
4. Erald Agajçi
5. Leonard Velaj
6. Zamirjan Meti
7. Elis Rroshkodoli
8. Gentiana Burgaj
9. Elis Sylaj
10. Siditian Sylaj
11. Avenir Hasanaj
12. Përparim Isufaj
13. Gledis Agolli
14. Qatip Amal
15. Torosian Edgard

/BalkanWeb/

Lajme të ngjashme

Back to top button