Kombëtarja e ‘kall’ edhe Shkupin

Takimi Serbi – Shqipëri pritet të ndiqet nga mbarë shqiptarët, brenda e jashtë kufirit fizik të Shqipërisë.

Vendimi për të ndaluar tifozerinë shqiptare në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ka bërë që dëshira dhe interesi për këtë takim të jetë më i madh, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët.

Me moton “Larg stadiumit, afër Kombëtares” tifozët shqiptarë nga Shkupi thanë se pavarësisht ndalimit, ata do ta mbështesin me zemër e mendje Shqipërinë.

Sipas televizionit “Alsat-M”, në sheshin “Skënderbe” në Shkup pritet të mblidhen mijëra tifozë për të ndjekur ndeshjen historike, e treta për Shqipërinë në rrugëtimin e saj eliminator të Kampionatit Evropian.

“Ethet e ndeshjes së sotme ndihen tashmë prej disa ditësh në Shkup, sikurse në të gjithë shqiptarinë. Ky është sheshi që do t’i mbledh në një vend, nga Shkupi dhe më gjerë, tifozët e Kombëtares”, ka thënë një tifoz për Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button