Ivanov do të harxhojë 200 mijë denarë për foto-album

Kabineti i presidentit të shtetit , Gjorge Ivanov, për gjashtë muaj do të harxhojë rreth 200 mijë denarë për zhvillimin e fotografive nga vizitat që i ka pasur presidenti.

Siç thonë nga kabineti, janë realizuar rregullisht fotografi që më vonë të vendosen në arkiv ose të bëhet një album me foto.

Për gjashtë muaj kabineti vlerëson se do të harxhohen 200 mijë denarë për zhvillim të filmit nga këto ngjarje apo ceremonive.

“Fotografitë do të shërbejnë për nevojat e arkivit të Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë. Përpunimi I fotografive është i nevojshëm për realizimin e një albumi me foto të cilat i marrin si dhuratë zyrtarët e jashtëm që vijnë për vizitë zyrtare në Maqedoni”, thonë nga kabineti I Presidentit.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button