Përurohen investimet infrastrukturore në fshatin Turçan i Vogël

Instalimi i sistemit të ndriçimit publik, gjelbërimi i hapësirës përreth lumit Vardar, riasfaltimi i pjesëve të ndërtuara të rrugës, ndërtimi i nënkalimit të automjeteve të rënda nën urën e hekurudhës, si dhe trotuari i ri në anën e rrugës që kufizohet me shtratin e lumit Vardar, janë investimet e sivjetme të cilat sot në prani të banorëve lokalë i përuroi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fshatin Turçan i Vogël.

“Në këtë vendbanim janë realizuar projekte të shumta. Është bërë riasfaltimi i pjesëve të dëmtuara të rrugës, është bërë gjelbërimi përreth shtratit të lumit Vardar, është ndërtuar trotuar i ri në njërën anë të rrugës dhe është bërë ndriçimi publik. Distanca e rrugës është mbi 500 metra gjatësi dhe ka kushtuar 2 milion e 800 mijë denarë”, deklaroi para banorëve të fshatit kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Pasi që fshati kufizohet me shtratin e lumit Vardar, pas rregullimit të trotuarit, ndriçimit publik dhe gjelbërimit të hapësirave, kryetari Bejta tha se këto investime do të shërbejnë për shëtitje dhe rekreacion përreth lumit Vardar për banorët e fshatit dhe qytetarët e tjerë të Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button