PRSD mohon zërat se do ta braktis koalicionin me LSDM-në

Partia e Re Social Demokrate mohon siç thonë spekulimet se kjo parti do të heqë dorë nga dakordimi me LSDM-në për të braktisur Parlamentin, pasi që në disa media proqeveritare ka pasur shkrime në të cilat pretendohej se drejtues të PRSD-së shumë shpejt do të braktisin LSDM-në në këmbim të marrjes së ndonjë tenderi ose interesa të ngjashme personale..
“Nuk ka kurfarrë tenderi, as ndonjë pazarllëk të tillë. Ne jemi partner lojal të LSDM-së dhe koalicioni mbetet ashtu si është”, ka thënë  kryetar i PRSD-së, Tito Petkovski, në një deklartë për “Dnevnik”.

Edhe Goran Misovski nga PRSD ka hedhur poshtë spekulimet në mediat proqeveritare. Ai ka thënë se PRSD si parti e bllokut opozitar qëndron fuqishëm në qëndrimin e liderit të opozitës Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button