Edhe 15 ditë kohë për vendosjen e aparateve fiskale me GPRS pajisje

Pesëmbëdhjetë ditë para skadimit të afatit të fundit, 1.653 tatim pagues me sukses e përfunduan regjistrimin e 2.511 sistemeve fiskale të pajisjes GPRS, kumtoi Drejtoria për të Ardhura Publike.

Obligim për vendosjen e aparatit fiskal me GPRS pajisje brenda 31 tetorit të vitit 2014 kanë 8.900 tatim pagues, qarkullimi i të cilëve në vitin paraprak tejkalon 10.000.000 denarë, si dhe tatim paguesit të cilët kryejnë veprim hotelierik dhe qarkullim të derivateve të naftës me pakicë (pompa të benzinës). Afati për të gjithë tatim paguesit është deri më 31 janar të vitit 2015.

Edhe pse regjistrimi zgjat shkurt (deri 10 minuta) dhe kryhet në mënyrë elektronike nga ana e prodhuesit të autorizuar në momentin e furnizimit të aparatit fiskal, DAP-i apelon që tatim paguesit të cilët nuk e kanë filluar procedurën, këtë ta bëjnë menjëherë dhe të mos e presin afatin e fundit.

Deri në fund të muajit tetor, mbi 7 mijë tatim pagues duhet të sigurojnë aparat fiskal me GPRS pajisje që do të thotë se përmes sistemit të DAP-it në bazë ditore duhet të regjistrohen mbi 450 aparate fiskale.

Lajme të ngjashme

Back to top button