Kuqezinjtë arritën në Beograd

Kombëtarja shqiptare është nisur për në Serbi para ndeshjes që do ta luajë nesër kundër Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Francë 2016.

Futbollistët në aeroportin e Beogradit
Futbollistët në aeroportin e Beogradit

Kuqezinjtë janë nisur nga aeroporti i Rinasit për të shkuar në Beograd, ku do ta zhvillojnë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të kësaj skuadre. dueli Serbi-Shqipëri luhet të martën duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin e Partizanit në Beograd. Foton për nisjen e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” futbollisti Valdet Rama, duke shkruar vetë “U nisëm”.

Kombëtarja në orën 12:45 minuta ka arritur në Beograd dhe tani do të akomodohen në hotel, që më vonë të zhvollojë dhe stërvitjen e parë. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button