Ahmeti ndër politikanët e shumtë që ndoqi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Danimarkës

Ali Ahmeti, lideri i BDI-së ishte një ndër politikanët e shumtë që ndoqi përballjen e Shqipërisë me Danimarkën, në Elbasan Arena. Ahmeti ishte për vizitë dy ditore në Shqipëri, ku u takua me përfaqësuesit institucional dhe politik të Shqipërisë, ndërsa ndeshja e futbollit u përputh me kohën e qëndrimit të tij atje.

Portali INDEKS.mk ka publikuar videon nga Elbasan Arena ku Ali Ahmeti këndoi himnin kombëtar bashkë me 13.000 shqiptarë të tjerë në përkrahje të kombëtares kuq e zi në ndeshjen kundër Danimarkës më 11 tetor 2014.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button