Hoteli Super 8 kërkon ndihmë nga shteti, po pëson shumë humbje

Të gjitha rezervimet në hotelin ‘Super 8’ deri në fund të vitit por edhe një pjesë të vitit 2015, janë anuluar për shkak të frikës së turistëve, pas vdekjes së shtetasit britanik që u përfol si i prekur i mundshëm nga virusi Ebola. Pronari i hotelit ‘Super8’ thotë se dëmi është shumë i madh dhe pret ndihmë nga Qeveria që ta kapërcejë situatën. Zyrtarë të hotelit thonë se ata i plotësojnë të gjitha kriteret dhe se hoteli i tyre është i sigurt, trnasmeton Alsat M.

“Hoteli ka pësuar dëm shumë të madh, d.m.th sot nesër, pasnesër dhe për 3 muajt e ardhshëm ka rezervime që janë anuluar, asnjë rezervim nuk kemi më. Kemi rezervime edhe të vitit 2015 që janë anuluar, deri në fund të vitit kanë mbetur shumë pak rezervime.”, deklaroi Burim Sadiku, menaxher i hotelit Super 8

Dje hotelin ‘Super 8’ e vizitoi Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri i cili premtoi se do ta ngrejë çështjen në mbledhjen e radhës së Qeverisë dhe do të kërkojë që t’i dilet në ndihmë pronarit.

Britaniku 58 vjeçar Kolin Xhefri i cili vdiq 4 ditë më parë, ngriti panikun në Shkup por edhe gjithë vendin, por rezultatet nga analizat e realizuara në laboratorin e Hamburgut dolën negative, duke shuar dyshimet për Ebola.

Lajme të ngjashme

Back to top button