Sela: Kjo është anëtarësia e vërtetë e PDSH-së dhe jo anëtarësi virtuele

Mbrëmë në Saraj u zhvillua Kuvendi i Këshillit iniciues për reforma në PDSH, ku i pranishëm ishte edhe nismëtari i kësaj levizjeje, Ziadin Sela, i shoqëruar nga kryetarët e Këshillave në degët më të mëdha si Adnan Neziri -Tetovë, Abedin Imeri-Bogovinë, Burhan Aliu-Kumanovë dhe shumë kryetarë nëndegësh aktualë të PDSH-së.

Sela para anëtarëve të PDSH-së në Saraj ka theksuar se kjo është anëtarësia e vërtetë e PDSH-së dhe jo anëtarësi virtuele.

“PDSH-ja është e anëtarëve të saj dhe jo pronë e dikujt. Të gjithë kemi dhënë mund për të nxjerrë në dritë platformën e PDSH-së, por ja që mundin tonë dikush e ka keqpërdorur dhe të njëjtin e ka vën në funksion të realizimit të interesave të tij personale. Anëtari i vërtetë i PDSH-së nuk mund ta identifikojë veten me politikën e dirigjuar nga Restorant Sushiko. Nëse ai person e identifikon veprimtarinë e vet politike me Sasho Mijallkovin, anëtarësia e vërtetë këtë nuk mund ta pranojë. Ka ardhur koha që ti thuhet Stop kësaj mënyre udhëheqjeje. Tashmë askush nuk mund ta ndalë reformimin e PDSH-së. Për ne ekziston vetëm kombi, familja dhe Zoti. Nuk ka kulte individësh” – theksoi me tjerash Sela nga Saraji.

Kryetar i Këshilli Nismëtar të Lëvizjes për Reforma në PDSH, u zgjodh Qerim Mahmuti, i cili theksoi se Saraji nga sot u ka thënë PO reformave sepse sipas tij Saraji dhe është i vendosur për të bërë një PDSH që fiton. Mahmuti u zotua se bashkë me degën do të angzhohen maksimalisht për organizimin e Kongresit të mirëfilltë të PDSH-së, duke respektuar në detaj Statutin e partisë.

Lëvizja e Selës, takimin e radhës do ta mbajë në Çair, sot (e hënë) me fillim në orën 19, ku do të formojë Këshillin Iniciues për këtë komunë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky njeri eshte definitivisht jo rahat…
    Ik bre shoq ene rregiistroje nje parti dhe mos na lodh trurin

Back to top button