Djali i Ramës, Gregori punon si fotoreporter gjatë ndeshjes (Foto)

Pasioni i djalit të Kryeministrit Edi Rama për fotografinë është diçka që ai e ka treguar shpeshherë. Gregor Rama kësaj rradhe ka rënë në sy të tifozëve të shumtë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ si fotoreporter.

Në ndeshjen e Kombëtares shqiptare me Danimarkën që përfundoi me rezultatin 1 me 1, Gregori ishte një fotograf që përjetonte emocionet nga rreshti i parë.

Ndërkohë që i ati i tij, Kryeministri Rama ishte në tribunën VIP së bashku me bashkëshorten Lindën duke ndjekur Kombëtaren, Gregu po perfeksiononte pasionin e tij për fotografinë. Ai qëndronte së bashku me kolegët e tij fotoreporterë duke fiksuar momentet më të bukura dhe më kulminante të ndeshjes.

Dhe këtë pasion, Gregor Rama e ka treguar duke marrë pjesë në disa ekspozita të artit fotografik./ Shqiptarja

Djali i Ramës, Gregori punon si fotoreporter
Djali i Ramës, Gregori

Lajme të ngjashme

Back to top button