LSDM: Raporti i KE konfirmon harxhimin pa kontroll të parave të popullit

Nënkryetari i LSDM-së, Vanco Uzunov,  në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Komisionit për ekonomi, Dragan Tevdovski, përkujtuan se Komisioni Evropian në raportin e saj për progresin e Maqedonisë, si problem kryesor në aspektin ekonomik potencon problemin e harxhimit të parave të popullit nga ana e qeverisë aktuale dhe elementin shoqërues të saj, rritjen e borxhit publik.

“Qeveria këtë e fsheh dhe thekson se Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore thonë se Maqedonia ka rritje më të madhe ekonomike në rajon. Këto informacione me raportin e KE-së për  fushën e ekonomisë janë të kundërta. KE është e shqetësuar për kohëzgjatjen e borxhit të lartë publik”, thotë Uzunov.

Sipas tij raporti I KE-së, potencon atë që vazhdimisht e thekson LSDM-ja se në vend ka rritje të vazhdueshme të borxhit publik

 

Lajme të ngjashme

Back to top button