Dy persona lëndohen rendë në dy aksidente komunikacioni në Tetovë

Dy persona nga Tetova, një 48 vjeçar dhe vajza 2 vjeçare janë lënduar më rëndë në dy fatkeqësi komunikacioni, njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Vajza dy vjeçare është lënduar mbrëmë në orën 17. 30 minuta pasi ëshët goditur nga vetura e tipit “Ford” që ishte duke kaluar mbrapsht përgjatë rrugës “9 nëntori”. Pasi ka dëgjuar përplasjen ka vrapuar babai i vajzës dhe së bashku me vozitësin e kanë dërguar në spitalin e Tetovës dhe më pas është dërguar në klinikën e Shkupit.

Fatkeqësia e dytë që për pasojë kishte një të lënduar ka ndodhur në autostradën Tetovë – Gostivar. Sipas informacioneve të zëdhënësit të policisë, Marjan Josifovski, vetura e tipit “Sharan” i drejtuar nga B.H 64 vjeçar me targa të Tetovës dhe vetura e tipit “Hundai” I drejtuar nga 48 vjeçari D.S janë përplasur, dhe si pasoj ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Shkupit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button