Kë e tradhtoi Flori?

Këngëtari Flori Mumajesi duket se ka tradhtuar dikë. Por, ai nuk ka zbuluar emrin e personit që ka tradhtuar vetëm se ja ka kushtuar një varg të këngës së tij ‘Lule Lule’ që e ka në bashkëpunim me rep grupin ‘Kaos’.

“I coj trendafil kur e tradhtoj,kanabis kur e idhnoj T’lutna celma deren, t’lutna celma deren..” ishte citimi i tij që ishte postuar në rrjetin social ‘Twitter’, transmeton Tribuna.

Ndonëse duket vetëm si një shkrim i zakonshëm, prapavija e këtij postimi mund të jetë edhe si kërkim falje për dikë që ai mund ta ketë tradhtuar në të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button