Ta shohësh Kombëtaren nga pallati (FOTO)

Stadiumi “Elbasan Arena” ishte i tejmbushur dhe kapaciteti i tij i vogël nuk mund të plotësonte kërkesat e shumta. Shumë tifozë elbasanas, të cilët nuk patën mundësi ta shikojnë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë live nga stadiumi, e kanë parë live nga ballkonet e shtëpive të tyre.

Këto familja kanë shfrytëzuar ballkonet dhe tarracat e pallateve, të cili ndodhen afër “Elbasan Arena” për të parë sfidën Shqipëri-Danimarkë.

Fotoja e mësipërme, e cila nuk ka shumë nevojë për koment, tregon tifozët e shumtë, të cilët edhe pse jo me të njëjtin emocion, atë e të qenit në stadium, kanë shijuar futbollin e kombëtares shqiptare. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button