Sonte kthehet “Ujku”

Luis Suarez rikthehet sot në fushë pas 108 ditë mungese. Sulmuesi më i mirë në botë do të rikthehet në fushën e gjelbërt për Uruguajin në miqësoren ndaj Arabisë Saudite që luhet sonte në orën 19:00.

Suarez pritet të startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje. Suarez po vuan ende dënimin e Botërorir kur kishte kafshuar Chiellin, por FIFA i ka lejuar ndeshjet miqësore.

Paraqitja e tij do të jetë shans i mirë edhe për Barcelonën për të parë formën e lojtarit pas mungesës të gjatë.

Luis Suarez ditë më parë pati deklaruar se është mjaft i uritur për fushë, andaj Arabia Saudite mund të jetë viktimë e “luanit të uritur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button