Dobësohet Serbia para ndeshjes me Shqipërinë

Lojtari kryesor në mbrojtjen serbe, Neven Subotiç, nuk do të mund të ndihmoj kombëtaren e tij, në sfidën e madhe ndaj Shqipërisë.
Arsyet për mungesat në kombëtare, i justifikon agjenti i tij, i cili deklaron se klienti i tij, pas rikthimit nga lëndimi, është duke kërkuar të rikthej formën më të mirë.

“Neven dëshiron të përqendrohet plotësisht te Borussia Dortmund. Ka shumë lojëra të rëndësishme te kjo skuadër javët e ardhshme”, deklaroi agjenti Kelly.
“Kjo vlen vetëm për këtë kohë. Pas atij lëndimi të rëndë, nuk ka kuptim që ai të luaj ndeshje pas ndeshje. Ai dëshiron të kthehet në formën e tij më të mirë”, shtoi agjenti i lojtarit, duke paralajmëruar Serbinë që duhet disa lojëra ti luaj pa Subotiçin.

Lajme të ngjashme

Back to top button