Incident i Edi Ramës me banorët e Shkodrës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk e ka patur të lehtë ballafaqim me disa banorë të Shkodrës ndërsa ishte duke inspektuar disa punë publike në këtë qytet. Rama është ftuar nga një grua e moshuar të shohë kushtet e saj të mjerueshme të jetesës, por ndërkohë kanë ndërhyrë edhe banorë të tjerë që kanë treguar ankesat e tyre.

Me njërin prej tyre, kryeministri e ka humbur durimin duke replikuar e duke i kërkuar të ulë zërin. Rama ia ka prerë shkurt në një moment duke i thënë banorit të shkojë të ankohet tek kryetari i Bashkisë dhe se ai nuk kishte ardhur në shkodër të dëgjonte ankesat e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button