Presidentja kërcënon, zgjidheni ngërçin, ose unë e bëj!

Kalon edhe një javë përpjekjesh dhe bisedimesh

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thirrur sërish në takime të ndara liderët e të gjitha partive parlamentare. Ftesa u është bërë ndaras të gjitha partive politike. Këto takime ishin përpjekje të radhës të Presidentes Jahjaga për të gjetur një zgjidhje ndërpartiake për të dal nga kriza politike.

Të parët që janë hyrë në takim me Jahjagën, ishte delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i përbërë nga kryetari Hashim Thaçi, nënkryetarët, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi. Pas tij, kanë hyrë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputetja e kësaj partie Aida Dërguti, për të vazhduar me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetaren Teuta Sahatqija. Ndërsa, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka shkuar në takim te Jahjaga.

Ndërsa, pas takimit me Presidenten, Albin Kurti ka deklaruar se është hera e parë që mundësia e zgjedhjeve është përmendur si mundësi. “Presidentja na ka dhënë një ultimatum për zgjidhje të ngërçit. Ajo na ka njoftuar se nuk do të na presë pa fund, kështu që sipas Zonjës Presidente, nëse ne nuk gjejmë ne vetë zgjidhje, do të ketë zgjedhje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button