Cilët politikanë shqiptarë u përgjuan nga SHISH

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë periudhës dhjetor 2012- korrik 2014.

Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka zbardhur sot detaje nga raporti i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kaloi në sitë punën e SHISH. Në emision janë zbuluar disa nga të dhënat e raportit, ku përfshihen datat e përgjimit si dhe disa nga emrat e parlamentarëve që kanë qenë nën survejim.

Sipas informaioneve të publikuara në emsion, rezulton se politikanët e njohur janë përgjuar përmes personave të tjerë të cilët me urdhër të prokurorit kanë qenë më parë në përgjim.

Në listë rezultojnë gjithashut edhe Ilir Rusmali e Astrit Patozi, por edhe i ndjeri Sokol Olldashi. Ndërsa nga e majta, janë ministi i Brendshëm Sajmir Tahiri, ai i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, por edhe deputetët Taulant Balla, Tom Doshi e Paulin Sterkaj. Të përgjuar janë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Gjatë emisionit të sotëm është zbuluar edhe një pjesë e bisedës mes Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së dhe Vasil Bollanos. Këta të fundit janë përgjuar para marrëveshjes zgjedhore të Ramës e Metës.
Gjithsesi, mësohet se raporti shprehet se përgjimi nuk ka qenë i qëllimshëm për ta, por se kanë rënë pre e aparaturës, në momentin kur kanë biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej këtij shërbimi.

Politikanët janë përgjuar indirekt ndërsa disa gazetarë janë përgjuar në mënyrë direkte. Emrat e gazetarëve të përgjuar nuk janë publikuar ende.

Sipas të dhënave të transmetuara në “Opinion”, politikanët e përgjuar janë:

Nga e majta

Edi Rama
Ilir Meta
Sajmir Tahiri
Erjon Veliaj
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Armando Prenga
Taulant Balla
Ben Blushi
Besnik Bare
Pjerin Ndreu
Mark Frroku
Ilir Beqaj

Nga e djathta

Lulzim Basha
Ilir Rusmali
Astrit Patozi
Sokol Ollashi

Lajme të ngjashme

Back to top button