Gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës (FOTO)

Një gjimnaziste është hedhur nga kati i dytë i shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shkak për këtë mësohet se ka qenë moszgjedhja e saj senatore e klasës.

Burime nga policia bëjnë të ditur për A1 Report, se një ditë më parë, janë mbajtur zgjedhjet për senatorin e ri të klasës, ku adoleshentja konkuronte. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të zgjidhet senatore, çka sipas burimeve ka mjaftuar që vajza të hidhej sot nga kati i dytë i gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
 
139957

Gjimnazistja u dërgua me urgjencë në spital, ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se si pasojë e hedhjes, e dëmtuara ka ka thyer dorën. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Shqiptarja.

139956

Lajme të ngjashme

Back to top button