Shilegov: Jankullovska ka bërë sulm ndaj gjykatës

Policia nuk mund të arrestojë të punësuarit në gjykatë, sepse nuk është në repartin e Ministrisë së Punëve të Brendshme por është pjesë e një gjyqësori të pavarur, dhe Ministrja Gordana Jankullovska dhe MPB është dashur ti drejtohen kryetarit të Gjykatës për kundërvajtje apo Këshilli të Gjykatave, të cilët janë përgjegjës për gjykatësit, dhe jo të kryejnë sulm në gjykata”, propozoi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

“Sipas Kushtetutës Gjykata për kundërvajtje është pjesë e gjykatës së pavarur dhe jo MPB-së që policia të arrestojë punëtorë. Përgjegjës për të kontrolluar punën e gjykatësve është vetëm Kryetari i Gjykatës dhe Këshilli republikan gjyqësor”, deklaroi Shilegov.

Ai aksionin e policisë e quajti tentim të qeverisë që të tërheqë vëmendjen e opinionit publik nga Raporti i Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button