Anulohet liberalizimi i tregut të rrymës elektrike

Qytetarët dhe kompanitë e vogla nuk do të jenë të obliguar që vetë të blejnë rrymë në treg nga viti i ardhshëm siç ishte paraparë. Hapin e këtillë qeveria e arsyeton me analizat e bëra të cilat kanë treguar  se nëse bëhet liberalizimi i tregut, atëherë qytetarët do paguajnë rrymë shumë më të shtrenjtë.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike u shty për në mesin e vitit 2016 dhe duhet të përfundojë në vitin 2020. Gjegjësisht, në këtë periudhë procesi do të realizohet në faza.

Fazat e liberalizimit
•    2016 konsum i mbi 1000 megavat orë,
•    2017 konsum i mbi 500 megavat orë,
•    2018 konsum i mbi 100 megavat orë,
•    Во 2019 konsum i mbi 25 megavat orë
•    2020 të gjitha 600.000 amvisëritë

Megjithatë, nga Qeveria theksojnë se nga vendet e rajonit, Maqedonia ka tregun më liberal të energjisë elektrike.
Ministri Neziri tha se nuk pret të ketë probleme me Komisionin Evropian për shkak të shtyrjes së liberalizimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button