Wilson përgatit gjeneratën e parë – maturant për studime universitare

Viti i katërt i funckionimit të shkollës Woodrow Wilson është vit i veçant pasiqë këtë vit shkollor diplomon gjenerata e parë e nxënësve të shkollës së mesme. Me këtë rast, shkolla Wilson është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme për përgatitjen e maturantëve për studime të mëtejshme. Në kuadër të përgatitjeve, administrata e shkollës  Wilson, organizon takime strategjike me universitetet lokale si dhe organizata të ndryshme që merren me aftësimin e nxënësve për aplikim në universitetet e preferuara.

Sot paradite, në zyrat e rektoratit të Universitetit të Evropës Juglindore, administrata e shkollës Wilson u takua me përfaqësues të UEJL për hartimin e një bashkëpunimi strategjik mes dy institucioneve që në esencë ka përspektivën nxënësve të shkollës Wilson, studentë të ardhshëm të universiteteve lokale dhe me gjërë. Në takim, të dy palët u dakorduan për informim sa më të gjërë të nxënësve për opcionet e tyre diplomike, njohtim me departamentet dhe fakultetet e UEJL, përkrahje nxënësve në përcaktimin dhe zgjedhjen e drejtimit studimor, si dhe monitorim dhe ndihmesë të vazhdueshme gjatë tërë vitit e deri në ditën e pranimit në universitet.

Përpos bashkëpunimeve me universitete, shkolla Wilson sot pati në vizitë dhe prezentim anëtarë të Këndit Amerikan të cilët i informuan nxënësit e shkollës së mesme për klubet dhe programet e ndryshme që kanë për qëllim aftësimin dhe trajnimin e nxënësve për të aplikuar në universitete amerikane si dhe ato evropiane.

Në ditët në vazhdim, shkolla Wilson do të zhvillojë edhe takime tjera me universitet lokale dhe me gjërë, si dhe organizata të cilat ndihmojnë nxënësit në përcaktimin e ardhmërise së tyre.

Wilson përgatit gjeneratën e parë – maturant për studime universitare

Wilson përgatit gjeneratën e parë – maturant për studime universitare

Lajme të ngjashme

Back to top button