Shtyhet seanca gjyqësore për rastin ‘Rover’

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin ‘Rover’ pasi njërit nga të pandehurit i përkeqësohet gjendja shëndetësore.

I pandehuri Ivica Ristiq, pronarë i kafeterisë në Kapishtec të Shkupit, para së cilës para 13 viteve janë vrarë Marjan Tushevski dhe Kire Janev, është sëmurë në seancën dhe me ndihmën e shpejtë është dërguar në spital, pas çka seanca është ndërprerë.

Avokatët i tij kanë kërkuar anulimin e seancës pasi që më herët i pandehuri është ankuar se ka marramendje dhe mund të rrezohet në çdo moment.

Afati ligjor për mbajtjen në paraburgim të të dyshuarve për rastin “Rover” skadon më 16 tetor.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button