Dënime të rënda për ata që dëmtojnë rrugët publike

Vozitësit e veturave të cilët godasin trarët e pikave të pagesave në autostrada, për të mos paguar do të gjobiten me 500 euro.

Ndryshimeve e reja në Ligjin për rrugë publike, gjoba do të ketë edhe për ata që dëmtojnë rrugët publike. Përveç kësaj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve obligon vozitësit e autobusëve dhe minibusëve në relacion ndër-komunal dhe ndërkombëtar që të vozisin makina më së paku me standardin Euro 2, në qoftë se duan licencë për punë, transmeton Alsat.

“Kohëve të fundit ndodh që shoferët i thyejnë mbrojtëset e pikave pagesore. Prandaj me ndryshimet Ligjore nëse ndonjë shofer nuk paguan apo thyen trarët e pikave pagesore, do ti merret makina përgjithmonë dhe do të gjobitet me 500 euro, si dëshmi do të merren video incizimet… Të gjithë ata që duan të kanë licencë për vozitje ndër-komunale dhe ndërkombëtare, duhet të kenë standard ekologjik Euro 2 në automjetin e tyre. Prej 1 prillit të vitit 2015, në Maqedoni nuk do të jepen licenca për autobusë që duan të bëjnë transport ndër-komunal dhe ndërkombëtar nëse kanë automjet me standard ekologjik nën Euro 2”, tha Mile Janakievski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga ministria e ekonomisë thonë se afati për importin e autobusëve me standard ekologjik Euro 3, do të zgjasë deri në qershor të vitit 2015, ose sipas nevojës afati do të shtyhet, derisa nuk cenohet mbrojtja e ambientit. Këto ndryshimet janë bërë me kërkesë të Lidhjes së Transportuesve “Makam Trans”  e cila gjatë luftës tregtare me Kosovën, kishte bllokuar kufirin me kërkesë për zgjidhje të situatës së krijuar. Makam Trans-it iu pranua edhe kërkesa që licenca pune të kenë edhe transportuesit e huaj që vijnë nga shtetet me të cilat Maqedonia nuk ka marrëveshje për tregti të lirë

Lajme të ngjashme

Back to top button