Ankohen pacientët e sëmurë nga leukemia kronike: Trajtohemi si minj ksperimental!

Të sëmurit nga leukemia kronike të frikësuar për shëndetin e tyre reagojnë se përsëri po ju ndryshohet terapia me të cilën ato mjekohen, pas 9 muajve nga vendosja e kësaj terapie.

Nga shoqata e pacientëve theksojnë se sipas protokolleve të shëndetësisë terapi nuk duhet të ndryshohet më së paku një vit, nëse ai reagon pozitivisht dhe jep rezultate pozitive te pacienti.

Ajo që shqetëson më shumë është se, me këtë tender të nënshkruar nga Ministria e shëndetësisë do të mbulohen vetëm 6 muaj dhe më pas përsëri do të duhet të ndryshohet.

“Ne këtu ndjehemi si minj eksperimental, terapia që askund nuk jepet neve na e bëjnë të obligueshme. Për çfarë shëndetësie bashkëkohore flet ministri Nikolla Todorov”, deklarojnë pacientët.

Terapi e re është nga një prodhues i Sllovenisë ndërsa në këtë shtet pothuajse nuk përdoret aspak për mjekimin e të sëmurëve nga leukemia.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button