Davitkovski: Testimi ekstern i paralajmëruar për studentët është antikushtetues

Ndryshimet e paralajmëruara, me të cilat vendoset provim shtetëror për studentët e vitit të dytë dhe të katërt në fakultete, është antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, komentoi Dekani i Fakultetit Juridik në Shkup Borçe Davitkovski në një deklaratë për Telma.

Ai tha  se ndryshimet ligjore që paralajmërohen nga Qeveria, cenojnë autonominë e universiteteve.

“Kushtetuta garanton autonominë e universiteteve, të cilat janë të pavarura dhe lëshojnë diploma në bazë të ushtrimit të autorizimeve publike. Askush tjetër nuk mund t’i rishikojë diplomat universitare”, vlerëson Davitkovski.

Ai kujton se ekziston një këshill për akreditim dhe evaluim i cili mund të ushtrojë kontrolle në çdo kohë, për të parë se si po vijon procesi mësimor dhe nëse përmbushen kushtet ligjore, si dhe të testojë cilësinë e diplomave.

Ndryshimet që mundësojnë vendosjen e testit ekstern për studentët duket se janë gati dhe pritet së shpejti procedimi i tyre në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Back to top button