Fitojnë Shkëndija dhe Renova
Ekipi i Shkëndijës me trajnerin Ardian Koznikun ka vazhduar serinë e fitoreve, kësaj radhe duke e mundur Bregallnicën në Shtip me rezultat 3:1. Serinë e golave e filloi Hristijan Kirovski në minutën e ’31 dhe ’67, ndërsa një gol ishte vepër e kroatit Vruçina. Golin e nderit për vendasit e shënoi Goran Zdravkov në minutën e ‘78.
Gjithashtu edhe Renova arriti të shënoj fitore bindëse 0:4 ndaj ekipit të Teteksit. Golashënues ishin Emran Ramadani në minutë 1’dhe 62’, Mojsov 49’ dhe Gafuri 90’.
Rezultatet e xhiros së 10-të:
Teteksi – Renova 0:4
Bregallnica – Shkëndija 1:3
Metalurgu – Rabotniçki 1:2
H. Turnova- Sileksi 0:1
Vardari – Pelisteri 1:0
Tabela: Vardari 24, Shkëndija 18, Metalurgu 17, Sileksi 16, Rabotniçki 16, Pelisteri 15, H.Turnova 13, Renova 12, Bregallnica 5, Teteksi 2 pikë.