Xhaka: Kundër Serbisë, do ta bëjmë krenare Shqipërinë e Kosovën

Taulant Xhaka me padurim e pretë përballjen me Serbinë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Kosovari premton se me 14 tetor do ta bëjmë krenare Shqipërinë e Kosovën.
Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri te përballja Serbi-Shqipëri, e cila do të zhvillohet me 14 tetor në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Taulant Xhaka me padurim e pretë përballjen me Serbinë, derisa premton se me 14 tetor do ta bëjmë krenare Shqipërinë e Kosovën.

”Do të luftojmë për jetë kundër Serbisë. Dhe, do ta bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën krenare. Megjithatë, futbolli është futboll”, ka deklaruar mbrojtësi i Baselit, përcjell Panorama Sport.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur të vështirë t’i bashkohet Shqipërisë, edhe pse kishte një opsion që të luaj me Zvicrën.

“E kam pasur ëndërr të luaja për Shqipërinë. Tifozët e Shqipërisë janë të mrekullueshëm me atmosferën që e krijojnë dhe pa tifozë të zjarrtë nuk ka futboll. Unë mezi pres të paraqitem para atmosferës që vetëm ata dinë ta krijojnë”, përfundoi prishtinasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button