Messi në moshën 16 vjeçare ishte afër kalimit në Arsenal
![Messi është gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/4DA0112ADCD0840A94361F719F0DE2EE.jpg?fit=400%2C525&ssl=1)
Tanimë njeriu i rekordeve, Leo Messi dikur ishte afër kalimit te skuadra angleze e Arsenalit.
Derisa ishte 16 vjeçar për të kishte shfaqur interesim Arsene Wenger, por në fund marrëveshjet dështuan.
Kjo ndodhi gjatë vitit 2003 dhe Wenger kërkoi transferimin e Messit, Pique dhe Fabregas, por në fund arriti ta sjellë vetëm mesfushorin spanjoll.
Qysh nga ajo kohë Messi ka thyer shumë rekorde personale dhe ka fituar 13 tituj me Barcelonën.