Qyteti i Shkupit, dështoi komisioni për gjuhën shqipe
Përfundoi pa sukses mbledhja e parë e komisionit për tejkalimin e mosmarrëveshjeve ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe, njofton Alsat M.
Dy blloqet, shqiptarë dhe maqedonas, ishin me qëndrime diametralisht të kundërta, të cilat nuk u përafruan aspak gjatë mbledhjes. Komisioni nuk ka vendosur të mbajë mbledhje tjetër.
Anëtarët shqiptarë të këtij Komisioni, Naser Zyberi dhe Rami Qerimi theksojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte interpretimi autentik i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.