Sot pasdite takohen Ahmeti dhe Wohlers
Sot pasdite, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të ketë takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Paul Wohlers.
Siç merret vesh, temë kyçe e takimit do të jenë zhvillimet politike në vend, çështja e emrit, Marrëveshja e Ohrit, çështja e eurointegrimeve dhe të tjera.
Para disa ditësh, ambasadori i SHBA-ve Wohlers zhvilloi takim edhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. /Portalb