Egjipti-Turqisë: Mos u përziej

Egjipti e ka paralajmëruar Turqinë që ajo të mos ndërhyjë në punët e brendshme të tij. Këto vërejtje erdhën pasi Turqia ka qëndruar në anën e presidentit Muhamed Mursi, i cili u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak.

Zëdhënësi i grusht shtetit Ahmed Elmuslmani u tha gazetarëve se deklaratat që erdhën nga Turqia, Egjipti i konsideron si “të papërshtatshme”. Ai tha se qëndrimet e Turqisë ndaj gjendjes aktuale në Egjipt i konsideron si “ndërhyrje në punët e brendshme”.

Javën e kaluar, grusht shteti i Egjiptit ka marrë në pyetje ambasadorin e Turqisë në Kajro, në lidhje me deklaratat e Ankarasë mbi zhvillimet atje.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka dënuar përleshjet e përgjakshme në Kajro në mes të ushtarëve të Gardës Republikane dhe demonstruesve pro-Mursi, gjatë së cilave forcat ushtarake vranë 113 persona, dhe plagosën mijëra të tjerë, ndërkohë që ata ishin duke falur namazin e sabahut.

Lajme të ngjashme

Back to top button